Kusari-Lila konfirmon që Kurti do t’i shkojë Osmanit në takim

Publikuar më: 13-05-2025 09:17
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar që kjo parti do të përfaqësohet nga kryetari Albin Kurti në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për konsulta me partitë për zhbllokim të ngërçit politik. Ajo ka thënë se në këtë takim do të shkohet për çështjen e konstituimit dhe jo për ndonjë marrëveshje politike. “VV-ja ka marrë ftesën dhe besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim. Takimi nënkuptohet se është për konstituim të Kuvendit sepse s’mundet që zyra e presidentes të përdoret për marrëveshje politike por që të diskutohet ky proces këtu që po dështon”, ka thënë fillimisht ajo pas dështimit të 15-të të konstituimit të Kuvendit. Më pas ajo ka përsëritur se Kurti është përfaqësues i VV-së në këtë takim teksa sërish ka akuzuar partitë opozitare për mosvotim të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Një ditë më parë, edhe partitë tjera shqiptare konfirmuan përgjigjet pozitive në ftesën e Osmanit.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu