Politikë
Protesta në SHBA, Edi Rama sulmohet me vezë nga mërgimtarët gjatë vizitës për OKB-në
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama është përballur me pakënaqësi dhe protesta gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë kësaj ngjarjeje, kreu i Qeverisë shqiptare ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga drejtuesi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në pamjet filmike të shpërndara në rrjet, dokumentohet momenti kur një grup shqiptarësh në diasporë e qëllojnë atë me vezë. Gjatë këtij incidenti, protestuesit i janëdrejtuar kreut të ekzekutivit me thirrje të ashpra, duke e cilësuar atë me epitete si “mafia” dhe “kriminel”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: