Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Nuk ekziston asnjë provë” – Edi Rama hedh poshtë akuzat për korrupsion dhe mbrojtje të paligjshme

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Nuk ekziston asnjë provë” – Edi Rama hedh poshtë akuzat për korrupsion dhe mbrojtje të paligjshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur poshtë me forcë pretendimet se ka inkurajuar ose është bërë pjesë e paligjshmërisë dhe korrupsionit në administratën shtetërore përmes përfshirjes apo mbështetjes së tij direkte. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se nuk është përfshirë kurrë në akte korruptive, qoftë gjatë periudhës që drejtoi Bashkinë e Tiranës, apo përgjatë më shumë se 13 viteve në krye të qeverisë shqiptare. Kreu i qeverisë u shpreh se çdo investitor i cili ka marrë leje për projekte zhvillimi apo investimesh nëpërmjet firmës së tij, i ka fituar ato në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. “Nuk ka një provë të vetme që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes tonë apo në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk ka ndodhur kurrë, sepse nuk ka lindur ende ai lloj fenomeni. Nuk jam engjëll apo i pagabueshëm, po fajin që në mënyrë bastardë nuk kam bërë kurrë, të trajtoj për para apo për prona pushtetin që shqiptarëve u kam kërkuar për të ndryshuar Tiranën apo Shqipërinë. Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo investime dhe falë firmës time, e di shumë mirë se çfarë flas, e di shumë që pushteti im nuk është përdorur kurrë për favore të errëta apo dhurata të paligjshme. Jam për të lënë emrin, jo për të mbushur xhepin, jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri, jam për të transformuar Shqipërinë dhe jo për të deformuar vetveten”, deklaroi Rama. Në një zhvillim tjetër lidhur me hetimin ndaj Vlora Hysenit, kryeministri u shpreh se bëhet fjalë për përgjegjësi individuale, e cila nuk dëshmon se kabineti qeveritar është i përfshirë në korrupsion. Sakaq, pas nisjes së verifikimeve ndaj ish-kryetares së SHISH, Rama kërkoi që çdo paqartësi apo dyshim të zbardhet plotësisht deri në fund të procesit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar