Haradinaj: Po presim vendimin për vlerësim të kushtetutshmërisë së veprimeve në Kuvend

Publikuar më: 13-05-2025 08:17
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke pritur që këto ditë të Gjykata Kushtetuese të japë vlerësimin për kushtetutshmërinë e zhvillimeve gjatë seancave në Kuvend. “Aktualisht ne jemi në pritje të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese, për kushtetutshmërinë e zhvillimeve që kanë ndodhur në seanca”, ka theksuar Haradinaj, para fillimit të vazhdimit të 15-të seancës konstitutive. Për takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, ai ka thënë se do të marrin pjesë dhe se nëse kanë ndonjë sugjerim do ta japin.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu