Politikë
Peci pas sulmeve në Kuvend: Kosova e di mirë dallimin mes qeverisjes sonë dhe uzurpuesve
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar sërish ashpër pas diskutimeve dhe akuzave të drejtuara ndaj tij gjatë seancave të fundit në Kuvendin e Kosovës. Ai ka theksuar se ndaj tij po vijon një fushatë e vazhdueshme linçimi për shkak të punës që ka bërë në krye të këtij dikasteri.
Përmes një deklarate publike, Peci ka krahasuar periudhat e kaluara qeverisëse me aktualitetin, duke përmendur sfidat me të cilat është ballafaquar vendi ndër vite. Sipas tij, qytetarët e Kosovës e kanë përjetuar qartësisht ndryshimin mes qeverisjes aktuale dhe praktikave të së kaluarës.
"Kosova e ka përjetu çka do të thotë ta kesh Albin Kurtin kryeministër në veri e Faton Pecin ministër në Bujqësi. Kosova e ka përjetu deri në palcë edhe uzurpimin dhe zhvatjen për 18 vite në Ulpianë, qysh edhe vazhdon sot e kësaj dite, njëjtë siç e ka përjetu edhe qeverisjen e Ramushit në kryeministri dhe Nenad Rikallos në Bujqësi", ka theksuar ai.
Në përmbyllje të reagimit të tij, Peci ka paralajmëruar kundërshtarët se angazhimi dhe puna e tij do të mbeten në qendër të vëmendjes politike, duke shtuar me ironi se "hija e tij do t'i ndjekë ende në Kuvend".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: