Aktuale
Mbështetje masive për çlirimtarët në Hagë: „Plisat“ dhe tifozët nga mbarë Kosova bashkohen në protestë
Reklamë e Sponsorizuar
Tifo-grupet anembanë Kosovës janë tubuar ditën e sotme në Prishtinë për të shprehur mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj ish-udhëheqësve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të protestës së paralajmëruar nga tifozët kosovarë.
Tubimi i organizuar ka nisur prapa Pallatit të Rinisë, ku janë mbledhur qindra qytetarë dhe anëtarë të grupit të tifozëve „Plisat“, të cilëve u janë bashkuar edhe fraksione të tjera të tifozëve nga qendra të ndryshme të vendit.
Ndërkohë, në sheshin “Skënderbeu”, ku prej disa ditësh po zhvillohen protesta, vërehet një shtim i ndjeshëm i forcave të rendit. Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në terren dhe kanë ndërmarrë masa rigoroze sigurie, përfshirë vendosjen e barrierave metalike, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike gjatë gjithë kohës së protestës.
Kjo revoltë popullore dhe tubim solidarizues është thirrur në mbrojtje dhe mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët po përballen me procese gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: