Sport
Përplasje titanësh në Ligën e Kombeve: Haaland e Ronaldo udhëheqin Norvegjinë dhe Portugalinë drejt duelit të mbrëmjes
Reklamë e Sponsorizuar
Një mbrëmje magjike futbolli na pret në kuadër të UEFA Nations League, ku Norvegjia dhe Portugalia do të matin forcat në një ndeshje ku sytë e botës do të jenë të szeqendruar te dy superyjet, Erling Haaland dhe Cristiano Ronaldo.
Kombëtarja e Norvegjisë hyn në këtë sfidë pas një triumfi emocionues 3:2 kundër Danimarkës, sfidë ku sulmuesi Haaland ishte protagonist absolut me dy gola të shënuar, ndërkohë që portugezët e nisën rrugëtimin e tyre në këtë edicion me një fitore minimale 1-0 përballë Uellsit.
Të dyja përfaqësueset numërojnë nga 3 pikë në llogarinë e tyre dhe synojnë me çdo kusht një tjetër paraqitje pozitive për të konsoliduar pozitat në grup.
Kjo përballje e zjarrtë do të startojë duke filluar nga ora 20:45, në impiantin 'Ullevaal' në qytetin e Oslos, me transmetim direkt në kanalin ART Motion Sport 1.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: