14 herë “JO”, a do ta thotë Kuvendi “PO”-në në seancën e sotme?

Publikuar më: 13-05-2025 07:02
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00, për herë të 15-të në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin. Kjo vjen pasi ka dështuar edhe seanca e 14-të, ku nuk u arrit të zgjidhet kryeparlamentarja. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë votat e mjaftueshme, transmeton Klankosova.tv. Të dielën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish kërkoi që votimi të bëhej i fshehtë, por prapë nuk funksionoi. Në fund, rezultati i votimit ishte 54 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu