Moti sot i ngrohtë – temperaturat arrijnë deri 17 gradë
Publikuar më: 13-05-2025 07:02
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara.
Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Derisa, pritet të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.