Nga të shtënat me kallash dhe pistoletë në Prishtinë u dëmtuan dy vetura, gjenden mbi 20 gëzhoja

Publikuar më: 13-05-2025 07:00
Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Prishtinë është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri. Sipas burimeve të sinjalit në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, që dyshohet se janë shkrepur nga pistoletë. Si pasojë e gjuajtjes janë dëmtuar dy vetura, një Mercedes dhe një BMW, të cilat ishin të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti. Njësitet e hetimeve dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë sekuestruar provat. Pronarët e veturave të dëmtuara pritet të paraqiten për të dhënë deklaratat lidhur me dëmet materiale. Rasti është cilësuar nga autoritetet si: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetim intensiv nga ana e Policisë së Kosovës. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu