OVL-UÇK sot mban konferencë për media

Publikuar më: 13-05-2025 07:00
OVL-UÇK ka njoftuar se ditën e sotme më 13 maj do të mbajë konferencë për media. Konferenca nis në orën 12:00 në Hotel Emerald. “Në një kohë kur zërat kundër vlerave të luftës po shtohen, ju ftojmë të mos u jepet hapësirë interpretuesve të historisë sonë, por të jeni aty ku thuhet e vërteta, aty ku flasin përfaqësuesit legjitimë të asaj që kemi kaluar si popull”, shkruhet në njoftimin për media të OVL – UÇK-së. OVL – UÇK ka reaguar dje për vizitën e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë. Ata vlerësuan se ardhja e saj në Kosovë është një fyerje e rëndë ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu