Aktuale
Nis imunizimi kundër gripit sezonal në Prishtinë: Ja orari dhe dokumentet e nevojshme
Reklamë e Sponsorizuar
Në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare të kryeqytetit ka startuar zyrtarisht procesi i imunizimit kundër gripit sezonal. Të gjithë qytetarët e interesuar mund t'i drejtohen pikës më të afërt shëndetësore që disponon njësi të specializuar për dhënien e vaksinave.
Me qëllim të regjistrimit të saktë të të dhënave në sistemin shëndetësor, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) u bën thirrje banorëve të Prishtinës që me vete të kenë dokumentet e nevojshme të identifikimit. Të rriturit duhet të paraqesin letërnjoftimin, ndërsa për fëmijët e vegjël kërkohet certifikata e lindjes ku figuron numri personal.
Lidhur me orarin e shërbimit, në QKMF vaksinimi mund të kryhet nga ora 07:00 deri në 20:00, ndërsa në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) procesi zhvillohet nga ora 07:00 deri në 13:30.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: