Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Amanpour ngre shqetësimin për lirinë e shtypit në Serbi pas dorëheqjes së 10 gazetarëve të N1

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 06:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Amanpour ngre shqetësimin për lirinë e shtypit në Serbi pas dorëheqjes së 10 gazetarëve të N1
Gazetarja e njohur ndërkombëtare e CNN-it, Christiane Amanpour, ka shprehur shqetësim për lirinë e medias në Serbi, pas dorëheqjes së 10 gazetarëve dhe redaktorëve të televizionit N1, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit. Përmes një reagimi në rrjetin social X, më 21 tetor, Amanpour e ka cilësuar situatën si shqetësuese për lirinë e shtypit. “Një moment shqetësues për lirinë e shtypit në Serbi, pikërisht para zgjedhjeve. Një shtyp i lirë dhe i pavarur duhet të jetë i panegociueshëm në një demokraci”, ka shkruar Amanpour. Ajo ka shpërndarë reagimin e gazetares Valerie Hopkins, e cila ka raportuar për largimin e 10 gazetarëve nga N1, një televizion i njohur për raportimet kritike ndaj qeverisë serbe. Gazetarët që u larguan nga N1 kanë deklaruar se vendimi i tyre lidhet me ndryshimet në drejtimin e televizionit dhe me shqetësimet për pavarësinë editoriale. Në deklaratën e përbashkët të publikuar më 17 tetor, nëntë prej tyre kanë akuzuar drejtuesit e rinj për censurë, manipulime, margjinalizim profesional dhe mungesë dialogu brenda redaksisë. Ata kanë theksuar se nuk dëshirojnë t'i japin legjitimitet një politike editoriale me të cilën nuk pajtohen, veçanërisht në prag të zgjedhjeve. Ndërkaq, redaksia e N1 ka shprehur keqardhje për largimin e kolegëve, duke theksuar se do të vazhdojë punën dhe përkushtimin ndaj parimeve profesionale. Zhvillimet kanë nxitur edhe reagimin e Partisë Demokratike Evropiane, e cila ka shprehur solidaritet me gazetarët dhe ka kërkuar mbrojtjen e medias së pavarur në Serbi. Dorëheqjet dhe reagimi i Amanpour vijnë vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të planifikuara për 25 tetor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar