Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Mbyllet pa dh*në dita e 9-të e protestës/ Pak incidente përpara Kryeministrisë, studentët refuzojnë sërish dialogun

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 20:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mbyllet pa dh*në dita e 9-të e protestës/ Pak incidente përpara Kryeministrisë, studentët refuzojnë sërish dialogun
Kjo e mërkurë shënon ditën e nëntë të protestës, e cila u iniciua nga studentët, e në vijim bëri bashkë edhe qytetarë të tjerë dhe pedagogë. Sikurse edhe dje, sot pedagogët i janë bashkuar tubimit bashkë me studentët, duke u mbledhur fillimisht para Kryeministrisë. As sot nuk u pranua shtrirja e dorës për dialog nga Edi Rama, ku, në shenjë revolte, ata larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh. Ndërkohë, mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë e Korçë, po nuk ka pasur incidente.Ndryshe nga ditët e tjera të protestës së javës së fundit, deri në orën 16:00, nuk është shënuar asnjë incident, as nga ana e protestuesve dhe as nga ana e policisë. Pas 3 orëve e gjysmë në qetësi e pa incidente, rreth orës 18;00 protestuesit para Kryeministrisë kanë nisur sulmet e para. Pasi dogjën një karrige, ata hodhën edhe disa molotovë drejt Kryeministrisë . Më pas, ata u zhvendosën në sheshin “Skënderbej”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar