Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Barcelona është e detyruar të bëjë patjetër këtë përforcim në janar

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 20:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Barcelona është e detyruar të bëjë patjetër këtë përforcim në janar
Humbja e mbrëmshme e Barcelonës 4-2 ndaj PSG-së, në “Parc des Princes”, nxorri edhe njëherë problemin që katalanasit kanë në qendrën e mbrojtjes. Si në sfidën e mbrëmshme ndaj PSG-së ashtu edhe në “El Clasico”-n që do të luhet në fundjavë, Hansi Flick përballet me të njëjtin problem: mungesën e mbrojtësve. Dëmtimi i Eric Garcia, i Andreas Christensen, por edhe dyshimi për pjesëmarrjen e Jules Kounde në “El Clasico”, bëjnë që Flick të ketë në dispozicion vetëm 5 lojtarë, për 4 pozicionet e mbrojtjes. Në këtë situatë, Barcelona është e detyruar të ndërhyjë me patjetër në merkato dhe të transferojë një qendërmbrojtës, mundësisht që luan me këmbën e majtë, gjë që nuk e arriti dot në merkaton e verës. Duke qenë se sezoni është ende i gjatë dhe Barcelona konkurron në të gjitha frontet, transferimi i një qendërmbrojtësi është objektiv parësor për janarin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar