Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

5 klube të mëdha kontaktojnë Barcelonën për zbulimin e këtij sezoni

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 20:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
5 klube të mëdha kontaktojnë Barcelonën për zbulimin e këtij sezoni
Xavi Espart ishte një nga pak futbollistët e Barcelonës me paraqitje dinjitoze, në humbjen e mbrëmshme 4-2 ndaj PSG-së. Mbrojtësi 19-vjeçar shënoi dhe golin e barazimit të përkohshëm 1-1, në fillim të pjesës së dytë. Espart mund të quhet pa frikë si zbulimi i madh i këtij sezoni te Barcelona. Që nga fillimi i sezonit, Espart që është një mbrojtës polivalent ka luajtur tashmë tetë ndeshje zyrtare, duke kontribuar me dy gola dhe dy asiste. Forma e tij e mirë dhe mbi të gjitha aftësitë që ka treguar në fushë, nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sipas një raporti nga TEAMtalk, pesë klube kanë kontaktuar përfaqësuesit e tij gjatë javëve të fundit për të diskutuar një transferim të mundshëm. Bëhet fjalë për Liverpool, Arsenal, Chelsea, PSG dhe Bayern Munich. Megjithatë, duket e vështirë që Barcelona të heq dorë nga një lojtar me perspektivë të madhe si Xavi Espart. Vetëm pak më parë, Espart rinovoi me Barcelonën deri në vitin 2030 dhe ka një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar