Kronikë
Dyshohet se shiti pronën e xhaxhait për 150 mijë euro, ndalohet për 48 orë
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka raportuar se një shtetase e huaj është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Sipas njoftimit të Policisë, hetimet janë zhvilluar nga Sektori për Hetime Financiare në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
E dyshuara fillimisht ishte paraqitur në Polici në cilësinë e ankueses, ndërsa pas përfundimit të procedurave lidhur me ankesën e saj, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës për një rast tjetër që po hetohej nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Sipas Policisë, ajo dyshohet se kishte siguruar një autorizim të falsifikuar te një noter jashtë Kosovës, duke paraqitur një person të panjohur si xhaxhain e saj, me qëllim që të fitonte autorizimin për shitjen e pronave të tij në Kosovë.
E dyshuara dyshohet se kishte tentuar disa herë t’i shiste parcelat në emër të xhaxhait, ndërsa në dy raste kishte arritur t’i realizonte shitjet.
Në rastin e fundit, sipas Policisë, ajo kishte arritur të shiste një parcelë në vlerë prej rreth 150 mijë eurosh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: