Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Sami Lushtaku: As s’kam pas, as s’kam aspirata për kryetar të PDK-së

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus, Lushtaku tha se është i përqendruar në pozitën që mban si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe se nuk ka pretendime për të udhëhequr PDK-në. Ai ka theksuar se një synim të tillë nuk e ka pasur as më parë dhe nuk e ka as tani. “Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku. Ai shtoi se ata që flasin në emrin e tij dhe e lidhin me pretendimet për kryetar të PDK-së e kanë gabim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar