Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nevil Dede: Nuk na bën përshtypje ngarkesa

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nevil Dede: Nuk na bën përshtypje ngarkesa
Egnatia përballet me një sfidë të vështirë ndaj AGF Arhus, me skuadrën daneze që shihet si favorite për të triumfua, gjithsesi ky fakt nuk ia zbeh aspak entuziazmin, trajnerit Nevil Dede, i cili në prononcimin e dhënë 1 ditë para ndeshjes, ndër të tjera u shpreh: “Kemi bërë një udhëtim të mirë, edhe si orar, por edhe si kohëzgjatje. Organizimi i klublit ka qenë perfekt, normalisht që trajneri ka merak. Në fund fare gjithçka është OK. U njohëm me stadiumin ku do të luajmë nesër si dhe lojtarët me fushën. Në luftuam dhe sakrifikuam, për të ardhur në këtë ditë dhe në këtë nivel. Nuk na bën përshtypje ngarkesa apo ngjeshja e ndeshjeve. Besoj që djemtë janë gati, grupi është i plotë, përveç mungesës së gjatë të Bakajokos, gjithë pjesa tjetër është gati. Për Fernandon jam i lumtur që ishte 100 % që në ndeshjen me Vllazninë. Shpresoj që edhe në ndeshjen e nesërme ai të na ndihmojë. Unë mendoj që kemi ardhur për të bërë rezultatin tonë, lojën tonë. Duke bërë lojën tonë do të marrim rezultatin që meritojmë. Besoj djemtë do na bëjnë të ndihemi krenarë përsëri. Nëse ndeshjen nesër e kalojmë me sukses do të thotë që përballë dy kundërshtarëve danezë, futbolli shqiptar ka progres mjaft të madh dhe uroj që të gjithë shqiptarët të vazhdojnë të krenohen me ne. Egnatia për herë të parë parë ka shkelur në grupet e Ligës së Konferencës, shpresoj nesër të bëjmë akoma dhe më mirë seç kemi mirë. Ne meritojmë shumë, pavarësisht diferencat me kundërshtarët. Egnatia është një klub që meriton shumë respekt. Kjo në saj të cilësisë së futbollistëve, organizimit të klubit dhe gjithçkaje”, deklaroi Dede.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar