Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 19:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival
Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit, në kuadër të pjesëmarrjes në FIFA U-15 World Cup & Festival, një ngjarje e re ndërkombëtare e organizuar nga FIFA, e cila synon t’u ofrojë futbollistëve të rinj mundësi më të mëdha për zhvillim dhe përvojë në arenën ndërkombëtare. Turneu zhvillohet nga 24 deri më 30 tetor dhe mbledh përfaqësuese të grupmoshës U15 nga e gjithë bota. Sipas FIFA-s, në këtë edicion historik marrin pjesë rreth 190 federata anëtare, ndërsa në program janë paraparë afro 1.000 ndeshje. Gara është pjesë e përpjekjeve për t’u krijuar talenteve të rinj mundësi për t’u përballur me ekipe të vendeve të ndryshme dhe për të përfituar nga përvojat e futbollit ndërkombëtar. Një nga veçoritë e këtij festivali është formati i lojës 8 kundër 8, me dy pjesë nga 20 minuta. Ndeshjet zhvillohen në fusha më të vogla, me synimin që lojtarët të kenë më shumë kontakte me topin, më shumë ndërveprime në lojë dhe mundësi për zhvillimin e aftësive teknike. Të gjitha ekipet do të vazhdojnë garën deri në ditën e fundit, ndërsa rezultatet e fazës së parë do të përcaktojnë nivelin në të cilin do të garojnë në fazën pasuese. Dardanët e rinj do ta nisin paraqitjen në Baku më 24 tetor, kundër Estonisë. Të nesërmen i presin dy përballje, fillimisht ndaj kombëtares së Afrikës së Jugut dhe më pas ndaj Moldavisë. Seria e ndeshjeve të para përfundon më 26 tetor, me duelet kundër Francës dhe Anguillës. Orari i ndeshjeve të Kosovës U15: 24 tetor, ora 09:00: Estonia –Kosova 25 tetor, ora 12:45: Afrika e Jugut –Kosova 25 tetor, ora 19:45: Kosova –Moldavia 26 tetor, ora 11:30: Franca –Kosova 26 tetor, ora 18:15: Anguilla –Kosova Lista e futbollistëve të Kosovës U15 Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani do të përfaqësohet në këtë turne nga 14 futbollistë:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar