Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Protesta në Shqipëri është pro-europiane” – Eurodeputeti austriak, Waitz: Rama po kërcënon me anulim arsimi falas dhe po ndalon të mitur! Nuk përputhet me vlerat tona!

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 19:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Protesta në Shqipëri është pro-europiane” – Eurodeputeti austriak, Waitz: Rama po kërcënon me anulim arsimi falas dhe po ndalon të mitur! Nuk përputhet me vlerat tona!
Eurodeputeti austriak dhe bashkë-kryetari i Partisë së të Gjelbërve Europianë, Thomas Waitz, ka lëshuar një reagim të drejtpërdrejtë mbi krizën politike dhe përdorimin e forcës ndaj protestuesve në Shqipëri. Në mesazhin e tij, Waitz u përgjigj deklaratave të kryeministrit se protestat cënojnë anëtarësimin në BE, duke sqaruar konceptin e vërtetë të integrimit europian: “Më lejoni ta sqaroj: Protesta për institucione që janë të aftë e të gatshëm të luftojnë korrupsionin është pro-europiane. Protesta për një arsim cilësor është pro-europiane. Dhe protesta për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë është gjithashtu pro-europiane.” Eurodeputeti dënoi ashpër sulmet dhe masat represive ndaj studentëve dhe protestuesve në shesh:“Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama u thotë protestuesve se ata janë ‘ekstremistë në duar të huaja’ dhe kërcënon se do të anulojë bursat e arsimin falas. Ai po dërgon gaz lotsjellës, hedhëse uji dhe po ndalon të mitur. Kjo nuk është absolutisht në përputhje me vlerat europiane.” Waitz nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mund të realizohet vetëm përmes respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës: “Të gjithë duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Europian si një shtet të së drejtës, si një shtet që respekton të drejtat e qytetarëve, që mbron zonat natyrore dhe që dëgjon qytetarët e saj e respekton të drejtën e tyre për të demonstruar. Kjo është rruga europiane dhe shpresojmë që Shqipëria ta bëjë veten gati për të.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar