Botë
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
Reklamë e Sponsorizuar
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë, duke kërkuar që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të merren seriozisht.
Kovatchev thekson se të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë se premtime, duke vënë në qendër të kërkesave të tyre llogaridhënien, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane.
“Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës”,shprehet ai.
Raportuesi i PPE-së kërkon gjithashtu mbrojtjen e së drejtës së të rinjve për të kundërshtuar paqësisht pushtetin.
“Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të kundërshtuar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet duhet të mbrohet”,thekson Kovatchev.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: