Politikë
Kufijtë e sovranitetit: Ekspertët qartësojnë se Serbia s’ka vend për procese zgjedhore në Kosovë
Reklamë e Sponsorizuar
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, synimet e Beogradit për të shtrirë procesin e votimit brenda kufijve të Kosovës kanë riaktualizuar pretendimet e vjetra ndaj shtetit tonë të pavarur.
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Glauk Konjufca ka bërë të qartë se Prishtina zyrtare nuk do të lejojë në asnjë mënyrë zhvillimin e zgjedhjeve serbe në territorin e saj, një qëndrim ky që mbështetet plotësisht nga ekspertët e fushës, të cilët theksojnë se sovraniteti i vendit është një çështje e mbyllur dhe përfundimtare.
“Republika e Kosovës ka Kushtetutën e vet dhe kornizën e vet ligjore që qeveris organizimin e zgjedhjeve dhe ushtrimin e autoritetit publik brenda territorit të saj. Nëse Serbia dëshiron të organizojë zgjedhje në Kosovë duke shkelur, duke cenuar dhe duke poshtëruar shtetin tonë, më vjen keq nuk do ta lejojmë këtë gjë”, ka deklaruar Konjufca.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Policia e Kosovës ndërhyri për të ndërprerë një tubim elektoral të ngjashëm në hapësirat e Shkollës Teknike, ku ishin tubuar mbi 200 pjesëmarrës.
Sipas autoriteteve policore, në këtë ngjarje morën pjesë edhe figura të njohura të Listës Serbe, si deputeti Igor Simiq dhe zyrtari Ivan Zaporozhac, të dy të lidhur ngushtë me pushtetin e deritanishëm të udhëhequr nga presidenti serb Vuçiq.
Lidhur me këto zhvillime, njohësit e zhvillimeve politike dhe akademike vendase vlerësojnë se autoritetet e Beogradit nuk kanë asnjë hapësirë ligjore apo politike për të ushtruar ndikim zgjedhor brenda një shteti të huaj, duke e cilësuar sovranitetin e Kosovës si të pacenueshëm.
“Është e kryer tashmë është e vendosur seria s’mund të mbaj zgjedhje në Kosovë Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe natyrisht ka mekanizma dhe procedura tjera që si mund të ushtrohet kjo e drejt nga ata të cilët bartin dy shtetësi. Kjo është çështje e kryer dhe etabluar tashmë...”, është shprehur Dorajet Imeri, analist dhe profesor i gjeopolitikës.
Imeri shton se, pavarësisht retorikës nacionaliste që shoqëron zakonisht këto fushata, e drejta e Kosovës për të vendosur për rregullrenditjen e brendshme dhe moslejimin e ndërhyrjeve mbetet e panegociueshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: