Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
Publikuar më: 12-05-2025 21:47
Kuvendi i Kosovës ka lëshuar një njoftim për vazhdimin e seancës konstituive.
Nesër nga ora 10:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen në sallë në përpjekjen e 15-të me radhë për të konstituar legjislaturën e nëntë.
Ndërsa sot me iniciativën e AAK-së dhe mbështetjen e PDK-së dhe LDK-së në Gjykatën Kushtetuese u dërgua kërkesa për vlerësim të kushtetutshmërisë të vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzim të formimit të komisionit për votim fshehtë. Propozimi është hedhur në votim nga deputeti kryesues i seancës Avni Dehari.
Këto parti i kanë kërkuar Gjykatës që të vendos masë të përkohshme duke i pezulluar seancat me rend dite të imponuara nga kryesusi i VV-së Avni Dehari.