Kronikë
I armatosur me thikë tentoi të grabiste barnatoren në Pejë, bie në pranga i dyshuari
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka prangosur një person të dyshuar, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje të armatosur brenda një barnatoreje të vendosur në rrugën “Bekim Berisha – Abeja” në qytetin e Pejës.
Ngjarja kishte regjistruar datën 12 tetor, rreth orës 19:10, kur një individ i pajisur me armë të ftohtë (thikë) kishte depërtuar brenda lokalit me synim zhvatjen. I dyshuari ishte tërhequr menjëherë nga vendi i ngjarjes pa shkaktuar pasoja të tjera, pasi kishte konstatuar praninë e disa qytetarëve brenda objektit.
“Njësitet përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast për veprën penale “Grabitje në tentativë”. Sektori Rajonal i Hetimeve ka ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar. Si rezultat i këtyre veprimeve, është identifikuar i dyshuari K. Z., mashkull i moshës madhore, i cili më 21 tetor 2026 është arrestuar në qytetin e Pejës. Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme procedurale, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë” – bëhet e ditur përmes njoftimit zyrtar të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: