Sport
Muçi lëshon sinjalin e fortë: Mungesa e respektit nuk mund të kthehet me mirësjellje
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale përmes një postimi misterioz, i cili duket se bart një mesazh të qartë, pavarësisht se nuk ka një destinatar të drejtpërdrejtë.
Në ‘story-n’ e publikuar së fundmi, 25-vjeçari nga Pogradeci ka zgjedhur të ndajë një thënie mjaft domethënëse: “Të mos më respektosh dhe të presësh që unë të respektoj ty, është çmenduri”. Edhe pse pa përmendur emra, mesazhi thumbues i sulmuesit të njohur lë vend për aludime të shumta rreth adresës së tij.
Kjo deklaratë vjen në një moment kulmor për karrierën e tij te Trabzonspor. Në sfidat e fundit në elitën e futbollit turk, sulmuesi kuqezi është shndërruar në një armë kryesore për skuadrën e tij, duke u dalluar vazhdimisht me gola vendimtarë, asiste dhe paraqitje fantastike në fushën e blertë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: