Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Operacioni përfundon me sukses, mesfushori i Kombëtares nis fazën e rikuperimit

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Operacioni përfundon me sukses, mesfushori i Kombëtares nis fazën e rikuperimit
Futbollisti i njohur kosovar, Muharrem Jashari, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë ditës së sotme, e cila ka kaluar me sukses të plotë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori i skuadrës ukrainase LNZ Cherkasy përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për stafin mjekësor. “Operacioni shkoi mirë. Një falënderim i veçantë për Dr. Lasse Lempainen dhe gjithë ekipin e tij për kujdesin profesionist. Tani fillon rikthimi. Do të rikthehem më i fortë. Shihemi së shpejti”, ka theksuar ai në mesazhin e tij. Për shkak të kësaj ndërhyrjeje dhe procesit të rehabilitimit që e pason, Jashari pritet të mungojë në radhët e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar