Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Në gjurmët e CR7: Harry Kane synon rekordin historik në Ligën e Kampionëve

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në gjurmët e CR7: Harry Kane synon rekordin historik në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, po avokon me hapa të sigurt drejt një arritjeje monumentale në skenën evropiane, duke vënë në shënjestër statistikat mbresëlënëse të Cristiano Ronaldos. Bomberi portugez mban kreun e listës për serinë më të gjatë të ndeshjeve radhazi me gol në Ligën e Kampionëve, pasi pati tundur rrjetën në 11 sfida rresht, nga qershori i vitit 2017 deri në prill të vitit 2018. Nga ana tjetër, Kane numëron tashmë nëntë takime radhazi ku ka realizuar, duke qenë vetëm dy hapa larg barazimit të këtij rekordi. Forma e shkëlqyer e anglezit nisi në mbylljen e fazës së grupeve të edicionit të kaluar, ku regjistroi dy gola ndaj Union Saint-Gilloise dhe një ndaj PSV-së. Më pas, ai vijoi serinë në përballjen e kthimit të 1/8-ave kundër Atalantës, si dhe në të dyja duelet e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve përballë Real Madridit dhe Paris Saint-Germain. Ecuria fantastike e 32-vjeçarit nuk është ndalur as në këtë sezon, ku ka shënuar në dy ndeshjet e para të fazës së ligës kundër Bodø/Glimt dhe Viking. Për të arritur shifrën e Ronaldos, ylli i bavarezëve duhet të shënojë në dy përballjet e ardhshme, ndërsa për ta kaluar atë i duhet të gjejë golin në tri sfidat e radhës të Bayern Munich, konkretisht ndaj Arsenalit, Atlético Madridit dhe Lille. Përballja me Arsenalin shfaqet si një terren i përshtatshëm për të, duke u mbështetur te e kaluara e tij në fanellën e Tottenhamit, ku kishte realizuar 15 gola në 22 paraqitje kundër londinezëve. Nëse e ruan këtë ritëm golashënues, sulmuesi do të lërë pas edhe emra të njohur si Ruud van Nistelrooy dhe Robert Lewandowski, të cilët gjithashtu kanë shënuar në nëntë ndeshje radhazi në këtë kompeticion.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar