Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani

Publikuar më: 12-05-2025 16:02
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka deklaruar se ky subjekt politik i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ. Mustafa ka bërë të ditur se në takim do të marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, ka thënë Mustafa. Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të nisë më 15 maj një seri konsultimesh me përfaqësues të subjekteve politike në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit të ri pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Edhe Partia Demokratike e Kosovës e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, lidhur me zhbllokimin e situatës së moskonstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës./Telegrafi/
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu