Sport
Gani Geci dërgohet me urgjencë në Spitalin e Pejës pas problemeve shëndetësore
Reklamë e Sponsorizuar
Gani Geci është transportuar gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pasi ka shfaqur komplikime shëndetësore.
Sipas informacioneve nga terreni, Geci ka ndjerë shqetësime në zemër, çka ka detyruar dërgimin e tij të menjëhershëm në këtë institucion shëndetësor për ndihmë mjekësore.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai po merr trajtimin e nevojshëm në repartin specialistik për shkak të luhatjeve të tensionit arterial.
Gjendja shëndetësore e Gecit u përkeqësua pas orës 18:00 të ditës së djeshme, moment kur ekipet përkatëse ndërhynë për ta shoqëruar për në spital.
Vlen të theksohet se ky zhvillim vjen menjëherë pas vendimit për t'i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, lidhur me rastin e kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: