Kurti takon QUINT-in: Kosova i ka plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës

Publikuar më: 12-05-2025 15:02
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar të hënën me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Nëpërmjet një komunikate, Zyra e Kryeministrit njoftoi se temë qendrore e takimit ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku u tha se Kosova i ka plotësuar kriteret ligjore dhe institucionale për të qenë pjesë e kësaj organizate. Kurti ka deklaruar se avancimi i mëtejshëm i Kosovës do të reformat demokratike njihen dhe vlerësohen në kontekste të vështira politike “në të cilat kërkohen vendime parimore dhe strategjike që përforcojnë unitetin dhe qëndrueshmërinë evropiane”. “Si rezultat i vonesave në anëtarësim, shtoi më tej kryeministri, po të vazhdohet t'u mohohet qytetarëve të Kosovës, përfshirë komuniteteve joshumicë dhe grupeve tjera të cenueshme, e drejta në qasje në Gjykatë Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një mekanizëm ky mbrojtës kyç që do të mund të forconte ndjeshëm të drejtat individuale dhe llogaridhënien”, thuhet në komunikatën për media. Po ashtu u tha se gjatë takimit, Kurti ka diskutuar me përfaqësuesit ndërkombëtarë edhe për rrugën para në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e fundit në vend. Për takimin ka njoftuar edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav. “Sot, ambasadorët e QUINT-it u takuan me kryeministrin në largim Kurti. Për progres në integrimin evropian të Kosovës, duhet një qeveri stabile dhe funksionale. Status-quo aktuale nuk i sjell dobi askujt”, ka shkruar Orav në platformën “X”. Today, QUINT Ambassadors met the outgoing Prime Minister Kurti.For progress in European integration of Kosovo, a stable and functional government is needed. The current status quo benefits no one.— Aivo Orav (@AivoOrav)May 12, 2025 Today, QUINT Ambassadors met the outgoing Prime Minister Kurti.For progress in European integration of Kosovo, a stable and functional government is needed. The current status quo benefits no one.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu