Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Rrëzohet amendamenti për fondin e memorialit të fëmijëve të luftës, përplasje në Komision për Buxhetin

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rrëzohet amendamenti për fondin e memorialit të fëmijëve të luftës, përplasje në Komision për Buxhetin
Komisioni për Buxhet ka rrëzuar amendamentin e propozuar nga deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, i cili parashikonte ndarjen e 600 mijë eurove për ngritjen e një kompleksi memorial kushtuar fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë. Propozimi mori katër vota pro, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime. Në fjalën e saj gjatë seancës, Haxhiu theksoi se edhe pas 27 vjetësh nga përfundimi i luftës, vendi ynë ende nuk poseduje një hapësirë të dedikuar memoriale ku qytetarët mund të vendosin lule për nderim të fëmijëve viktima të luftës. Nga ana e tij, ministri i Financave, Hekuran Murati, e kundërshtoi nismën duke shpjeguar se kompetenca për ndërtimin e memorialëve i takon Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, institucion që funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës. Ai gjithashtu ngriti shqetësimin kohor, duke argumentuar se propozimi vjen në fund të muajit tetor dhe se afatet për procedurat e prokurimit dhe përmbylljen e kontratave deri më 31 dhjetor janë të pamundura për t'u realizuar. Murati e akuzoi Haxhiun për qasje jo serioze dhe për përdorim politik të kësaj teme, duke shtruar pyetjen se çfarë është bërë për këtë çështje gjatë periudhave kur subjekti i saj ka qenë pjesë e pushtetit. Në kundërpërgjigjen e saj, Haxhiu mbrojti kërkesën e saj, duke theksuar se ajo nuk është e re dhe se kode të ngjashme buxhetore kanë ekzistuar edhe në kabinetet e kaluara qeverisëse, si në kohën e kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, duke apeluar për ndjeshmëri njerëzore e institucionale ndaj kësaj çështjeje të ndjeshme. Ndërkohë, gjatë diskutimeve për Projektligjin e ndryshimeve buxhetore, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ministrin Murati për mënyrën se si po i trajton propozimet e opozitës, duke i kërkuar atij që të lërë mënjanë polemikat për të kaluarën dhe të fokusohet te përgjegjësitë e tij aktuale qeverisëse.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar