Sport
Formë e shkëlqyer: Baton Zabërgja përfshihet sërish në formacionin e javës në elitën e futbollit ukrainas
Reklamë e Sponsorizuar
Forma fantastike e Baton Zabërgjës në tokën ukrainase po vazhdon pa u ndalur. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka qenë sërish lojtari kryesor në suksesin e radhës të skuadrës së tij, Metalist 1925 Kharkiv.
Falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në fushën e blertë, futbollisti nga Vushtrria ka siguruar edhe një herë vendin e merituar në njëmbëdhjetësen më të mirë të javës në Superligën e Ukrainës.
Ky vlerësim vjen pas një ecurie mbresëlënëse për talentin kosovar, i cili deri më tani ka regjistruar gjashtë gola dhe një asistim në kampionatin ukrainas, duke gjetur rrugën e rrjetës në gjashtë takime radhazi përgjatë të gjitha kompeticioneve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: