Botë
Samiti i Procesit të Berlinit: Berlini rikonfirmon angazhimin për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor
Reklamë e Sponsorizuar
Ditën e nesërme, qyteza e Sveti Stefanit në Mal të Zi do të jetë nikoqire e Samitit të Procesit të Berlinit, një ngjarje kjo që synon intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe dhënien e një hovi të ri rrugëtimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada gjermane ka vënë inkursin te pesha e këtij formati, duke e cilësuar atë si shtyllën kryesore politike për nxitjen e integrimit ndërrajonal dhe përshpejtimin e anëtarësimit të gjashtë vendeve të rajonit në bllokun evropian.
Sipas misionit diplomatik gjerman, synimi parësor i Berlinit mbetet afrimi i prekshëm i të gjashtë shteteve të rajonit me standardet dhe familjen e Bashkimit Evropian.
"Procesi i Berlinit synon të sjellë përmirësime konkrete në jetën e njerëzve në rajon, për shembull përmes lidhjeve më të forta rajonale, lëvizjes më të lirë dhe bashkëpunimit më të ngushtë praktik", theksohet në reagimin e ambasadës.
Në këtë kontekst, diplomacia gjermane ka shprehur vlerësimin për Malin e Zi, i cili mban presidencën e Procesit të Berlinit për vitin 2026, duke e dalluar atë si një ndër vendet frontesh në procesin e integrimit evropian.
Po ashtu, u theksua se organizimi i këtij samiti në tokën malazeze përbën një mesazh inkurajues dhe dëshmon për peshën gjithnjë e më të madhe që aktorët rajonalë po marrin në drejtimin e fatit të tyre të përbashkët.
Në këtë tryezë të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: