Politikë
Vendim historik: Biblioteka e Tetovës fiton statusin universitar
Reklamë e Sponsorizuar
Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë është ngritur zyrtarisht në nivel universitar, pasi Qeveria ka marrë vendimin për ndryshimin e statusit të saj, bëjnë të ditur nga koalicioni VLEN.
Sipas këtij institucioni, ky hap i rëndësishëm do t'u sigurojë profesorëve dhe studentëve kushte shumë më të favorshme për t'u angazhuar në studime dhe hulumtime të thelluara shkencore.
"Përgatitja për provime, shkrimi i një teme diplome apo puna për një hulumtim shkencor kërkojnë literaturën e duhur. Me statusin universitar, biblioteka do të mund t’u përgjigjet këtyre nevojave, duke vazhduar t’u shërbejë edhe të gjithë qytetarëve", thuhet në deklaratën e VLEN.
Në njoftim gjithashtu theksohet përkushtimi ndaj gjeneratave të reja dhe familjeve të tyre: "Pas çdo studenti qëndron edhe mundi i familjes së tij. Po punojmë që studentët dhe familjet e tyre të kenë mbështetjen e duhur dhe të rinjtë mundësi për t’u zhvilluar këtu, në vendlindje. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë punojmë çdo ditë".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: