Rama flet me Thaçin: Telefonata me vëllain Hashim ishte prekëse

Publikuar më: 12-05-2025 12:02
Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Rama ka shkruar në Facebook se telefonata ishte prekëse, teksa shtoi se komandanti ishte në formën e vet më të mirë. “Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, u shpreh Rama. Thaçi po gjykohet në Hagë për krime lufte.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu