Nënshkruhet memorandumi investiv, një megaprojekt me potencial të madh turistik pritet të realizohet në komunë e Vushtrrisë
Publikuar më: 12-05-2025 12:02
Vushtrri, 12 maj 2025 – Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Infrastrukturës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një megaprojekti me rëndësi të veçantë turistike dhe zhvillimore për rajonin.
Sipas burimeve të portalit, projekti parasheh asfaltimin e një rruge me gjatësi 9 kilometra dhe gjerësi 6 metra, që do të lidhë qytetin me fshatin Skoçan – një zonë me potencial të lartë për turizëm malor, falë pozitës së saj gjeografike dhe pamjeve të jashtëzakonshme panoramike.
Ky projekt, i përpiluar nga Komuna e Vushtrrisë, synon të krijojë një aks të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit natyror, duke e shndërruar Skoçanin në një destinacion atraktiv për vizitorë vendorë dhe të huaj. Rruga pritet të ndikojë pozitivisht edhe në jetën ekonomike të banorëve lokalë, përmes rritjes së mundësive për zhvillim të bujtinave, pikave rekreative dhe aktiviteteve të tjera turistike.
Zyrtarë komunalë kanë theksuar se ky memorandum është vetëm hapi i parë drejt realizimit të një vizioni afatgjatë për promovimin e turizmit dhe zhvillimin e zonave rurale të komunës. Punimet pritet të nisin pas përmbylljes së procedurave teknike dhe buxhetore