Botë
Vëmendje në Shtëpinë e Bardhë: Reagimi i Melania Trump që shmangu puthjen e bashkëshortit bëhet viral
Reklamë e Sponsorizuar
Një situatë e papritur dhe mjaft e komentuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zonjës së parë, Melania Trump, ka pushtuar rrjetet sociale, pasi kjo e fundit duket se ka shmangur një përshëndetje me puthje nga kreu i shtetit para lenteve të kamerave.
Ngjarja është kapur gjatë një daljeje publike për shtyp në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, ku çifti u shfaq së bashku për formalizimin e një urdhri ekzekutiv. Ky vendim parashikon ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kujdesin shëndetësor të grave, si dhe themelimin e një divizioni unik për këtë qëllim brenda Instituteve Kombëtare të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në sekuencat filmike që po bëjnë xhiron e internetit, presidenti shihet teksa tenton të puthë bashkëshorten, por ajo shmang kontaktin duke lëvizur kokën në momentin e fundit. Ky veprim ka ngjallur valë komentesh online, ndërkohë që mbetet e paqartë arsyeja e këtij reagimi të papritur nga ana e saj.
Gjatë ceremonisë, vëmendja e të pranishmëve u kap edhe nga një shkëmbim batutash mes tyre, në momentin kur Trump pasi hodhi firmën, i zgjati stilolapsin bashkëshortes së tij.
"Nuk e di nëse firma e saj do të thotë diçka", u shpreh ndër të tjera presidenti amerikan, ndërsa Melania u kundërpërgjigj duke thënë: "E jotja është më e rëndësishmja".
Gjatë fjalimit të tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë zbuloi se nisma për krijimin e këtij mekanizmi të dedikuar shëndetit të grave lindi pas një diskutimi kokë më kokë me bashkëshorten.
"Kur e mora vesh, thashë: ‘Je i sigurt që nuk ekziston diçka e tillë tashmë? Kush dreqin nuk do të kishte një departament të shëndetit të grave?’ Melania tha: ‘Nuk ka’. Pra, bravo", u shpreh ai gjatë fjalës së tij.
Më pas, kreu i shtetit nuk i kursye elozhet për aftësitë intelektuale të Zonjës së Parë, duke vënë në pah ndërgjegjësimin e saj rreth rëndësisë që mbartin nisma të tilla.
Menjëherë pas episodit të sikletshëm të puthjes, Trump e kapi për dore Melanian dhe e preku lehtësisht në shenjë mirënjohjeje, duke e përgëzuar me fjalët "bravo".
Këto pamje kanë shkaktuar një lumë reagimesh në platformat digjitale, ku ndjekësit nuk i kanë kursyer interpretimet e tyre rreth gjesteve dhe dinamikës mes çiftit presidencial në sytë e publikut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: