Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tragjedi në Skenderaj: Humb jetën në vendin e tij të punës biznesmeni Raif Aliu

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 07:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në Skenderaj: Humb jetën në vendin e tij të punës biznesmeni Raif Aliu
Një ngjarje e rëndë me fatalitet ka tronditur ditën e sotme komunën e Skenderajt, ku një qytetar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës në fabrikën e tij. Viktima e këtij incidenti tragjik është identifikuar si Raif Aliu, me origjinë nga fshati Likofc. Lajmi për humbjen e jetës së tij ka nxitur reagime dhe ngushëllime nga krerët lokalë. Ndër të parët që ka ngushëlluar familjen onlne ka qenë edhe kryetari i komunës, Sami Lushtaku, i cili ka evokuar kujtimin e të ndjerit përmes një mesazhi prekës. “Raifi ishte njeri fjalëpak, i urtë dhe punëtor i madh. Si njeri i një familje të respektuar ai vetën e dëshmoi me punë, sjellje dhe respekt për të tjerët. Sot Likofci dhe të gjithë ata që e njohën e përjetojnë rëndë këtë lajm të hidhur”, ka shkruar ndër të tjera Lushtaku. Ndërkaq, familja e viktimës, familja Aliu, ka njoftuar se detajet lidhur me ceremoninë e varrimit do të bëhen të publike pasi të përfundojnë procedurat e autopsisë nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar