Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tre persona dërgohen në mbajtje

Publikuar më: 12-05-2025 09:02
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici në 24 orëshin e fundit. Dy raste në Prishtinë, dhe nga një në Shtërpcë, Gjakovë dhe Malishevë. Nga këto raste, tre persona janë dërguar në mbajtje. Njoftimi: DHUNË NË FAMILJE . Prishtinë 11.05.2025 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. . Prishtinë 11.05.2025 – 19:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. . Shtërpcë 11.05.2025 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se e njëjta kishte sulmuar djalin e saj të mitur. Sipas familjarëve e dyshuara vuan nga probleme mendore. Në konsultim me prokurorin e dyshuara pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje. · Gjakovë 11.05.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. · Malishevë 10.05.2025. Raportohet se viktima femër kosovare ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu