Botë
Edita Tahiri me kritika të ashpra ndaj Edi Ramës: Rinia fitoi legjitimitetin, pushteti do të largohet me turp
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit në Tiranë, ku po mbahen protesta dhe është ushtruar dhunë ndaj studentëve.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shprehur solidaritetin e saj me të rinjtë dhe qytetarët që ndodhen në sheshe, ndërsa ka adresuar akuza të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Ajo ka nëvizuar se rinia ka marrë tashmë të drejtën dhe legjitimitetin për të përcaktuar të ardhmen e vendit, e mbështetur nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe emra të njohur të artit e kulturës.
“Rinia e fitoi legjitimitetin për fatin e vendit - të gjithë me ta, studentët, nxënësit, profesorët, prindërit, artistët, këngëtaret e njohura prej Inva Mulës, Irma Libohovës deri te Aurela Gaçe - e humbi legjitimitetin kryeministri Edi Rama. Të turpëruar do të shkojnë si Rama si dhe dervishët e tij të PS-së”, është shprehur Tahiri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: