Kronikë
Vizita e kryeministrit Mickoski: Policia e Kosovës paralajmëron ndryshime në trafik gjatë datave 21-22 tetor
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë ditëve të hënë dhe të martë, më 21 dhe 22 tetor, Policia e Kosovës do të angazhohet në zbatimin e masave të shtuara të sigurisë, për shkak të kalimit transit nëpër territorin e vendit tonë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Në kuadër të protokolleve të sigurisë për eskortën zyrtare, autoritetet policore kanë njoftuar se mund të ketë ndalesa të përkohshme të qarkullimit rrugor. Këto kufizime, të cilat do të zgjasin për intervale të shkurtra kohore, do të aplikohen në segmente të caktuara përgjatë itinerarit të lëvizjes së delegacionit.
Itinerari i planifikuar parashikon hyrjen e eskortës në Kosovë përmes pikës kufitare në Han të Elezit, ndërsa vazhdimi i lëvizjes do të përfundojë në pikën kufitare të Vërmicës, ku delegacioni do të dalë nga territori i Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës ka shprehur falënderimin për qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, duke u bërë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë periudhës kur këto masa të sigurisë do të jenë në fuqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: