SHBA-ja dhe Kina dakordohen për ulje të tarifave

Publikuar më: 12-05-2025 08:17
SHBA-ja dhe Kina kanë rënë dakord të ulin tarifat për mallrat e njëra-tjetrës në mënyrë të konsiderueshme për 90 ditë, pas negociatave të tyre fundjavën që shkoi në Zvicër. Duke folur në Gjenevë, sekretari i Thesarit, Scott Bessent ka thënë se "të dyja palët do të ulin tarifat e tyre me 115%", pasi kanë rënë dakord për një pauzë 90-ditore", raporton The Guardian. Ky është një shtensionim i rëndësishëm në luftën tregtare që ka shpërthyer muajin e kaluar mes dy superfuqive ekonomike. SHBA-ja kishte ngritur tarifën e saj ndaj Kinës në 145% (përfshirë tarifën 20% të shtuar për të trajtuar importet e fentanilit në SHBA), ndërkaq Pekini është hakmarrë me tarifa 125% për importet amerikane. Sipas marrëveshjes, SHBA-ja i ka ulur tarifat e saj ndaj Kinës në 30%, ndërkaq Kina ndaj produkteve të SHBA-së në 10%. Bessent u ka thënë gazetarëve se "të dyja palët treguan respekt të madh" gjatë bisedimeve të tyre duke shtuar se të dy shtetet kanë interes në tregtinë e ekuilibruar.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu