Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

I dërguari amerikan pritet të takohet me Putinin në Rusi

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 05:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
I dërguari amerikan pritet të takohet me Putinin në Rusi
I dërguari i posaçëm i ShBA-së, Steve Witkoff, pritet të takohet të mërkurën në Shën Petersburg me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar propozimet që synojnë përfundimin e luftës shumëvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës. Takimi vjen një ditë pas bisedimeve që Witkoff zhvilloi në Oslo me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Një zyrtar amerikan e cilësoi këtë takim si “konstruktiv”, raporton BBC. Ndërkohë, Kievi e kishte akuzuar më herët Uashingtonin për mosndarjen e informacioneve të rëndësishme të inteligjencës, pretendime që pala amerikane i kishte hedhur poshtë, duke i cilësuar si “skandaloze”. Megjithatë, Zelensky deklaroi të martën se shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës me ShBA-në lidhur me sulmet raketore ruse “tani po funksionon”. Pas takimeve në Oslo, Zelensky dhe aleatët e tij evropianë theksuan se tashmë i takon Moskës të reagojë ndaj propozimeve të dakorduara gjatë bisedimeve me palën amerikane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar