Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 05:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës
Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës sot do të mbajnë mbledhje. Komisioni për Buxhet, në mbledhjen që nis në orën 11:00, do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026. Në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026. Ndërkaq, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhet në orën 12:00. Anëtarët e tij do të shqyrtojnë fushëveprimin e komisionit dhe planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, si dhe do të miratojnë procesverbalin e mbledhjes së 15 tetorit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar