Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Përfaqësuesja amerikane në OKB flet për dialogun, zbulon qëndrimin e SHBA-së për seancat

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 20:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja amerikane në OKB flet për dialogun, zbulon qëndrimin e SHBA-së për seancat
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka deklaruar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i vlerëson të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Përfaqësuesja amerikane u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë përmbajtje, të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit dhe ruajtjen e stabilitetit, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. “Progresi afatgjatë do të vijë nga Prishtina dhe Beogradi, e jo nga Këshilli i Sigurimit”, deklaroi ajo. Në fund, ajo theksoi se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara lidhur me numrin e seancave të Këshillit të Sigurimit për Kosovën nuk ka ndryshuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar