Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

LIVE: PSG - Barcelona, sfida e madhe

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
LIVE: PSG - Barcelona, sfida e madhe
(E plotësuar)- Gjithçka gati RezultatetRoma - Slovan 0:0Porto - PSV 0:0Liverpool - Villareal 0:0Manchester City - AEK 0:0Napoli - Bodo/Glimt 0:0PSG - Barcelona 0:0Stuttgart - Atletico 0:0 Borussia Dortmundi ka marrë tri pikë të rëndësishme në Baku, duke e mposhtur me rezultat 2:1 skuadrën e Sabahut, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve. Protagonisti kryesor i fitores së Dortmundit ishte sulmuesi Serhou Guirassy, i cili shënoi dy gola dhe i siguroi skuadrës gjermane triumfin në këtë përballje. Në minutën e 10-të, Dortmundi kaloi në epërsi. Guirassy përfitoi nga topi i kthyer brenda zonës së rreptësisë dhe, nga një pozitë e favorshme, e dërgoi fuqishëm topin në rrjetë për rezultatin 0:1. Megjithatë, vendasit reaguan dhe në minutën e 39-të arritën të barazonin rezultatin në 1:1. Pas një goditjeje të lirë të ekzekutuar nga Tymoteusz Puchacz, Aden McCarthy u shkëput nga mbrojtësi kundërshtar dhe shënoi me kokë nga afërsia. Golin e fitores për Dortmundin e realizoi sërish Guirassy, në minutën e 53-të. Pas një harkimi të Joey Veerman, sulmuesi u gjend në pozitë të mirë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në pjesën e sipërme të portës, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1:2. Dortmundi ngjitet në vendin e dhjetë me gjashtë pikë, ndërsa Sabahu mbetet në vendin e 23-t me tri pikë. Slavia e Pragës ka befasuar Fenerbahçen në Stamboll, duke barazuar me rezultat 2:2 në kuadër të xhiros së tretë të Champions League. Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit si titullar te Fenerbahçe, por u zëvendësua në minutën e 62-të nga Romelu Lukaku. Fenerbahçe ishte shumë pranë fitores, por skuadra çeke arriti të marrë një pikë të madhe falë golit të shënuar në minutat e fundit të takimit. Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e katërt. Oguz Aydin realizoi një gol të bukur nga distanca, rreth 18-19 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës për rezultatin 1:0. Në minutën e 11-të, Fenerbahçe e dyfishoi epërsinë. Pas një aksioni të bukur, në të cilin Nelson Semedo pati rol të rëndësishëm, topi arriti te Mason Greenwood, i cili me një goditje të fuqishme shënoi për 2:0. Megjithatë, Slavia e Pragës reagoi shpejt dhe në minutën e 15-të ngushtoi rezultatin në 2:1. Lukash Provod përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtjes vendase dhe e dërgoi topin në rrjetë. Kur dukej se Fenerbahçe do ta siguronte fitoren, Slavia goditi sërish. Në minutën e 90-të, Emmanuel Ayaosi pasoi te Pavel Kacor, i cili u gjend i pambuluar brenda zonës së rreptësisë dhe, pa e ndalur topin, goditi saktë në pjesën e sipërme të portës për rezultatin përfundimtar 2:2. Me këtë barazim, Fenerbahçe mbetet në vendin e 25-të me dy pikë, ndërsa Slavia e Pragës renditet 4 pozita më poshtë, me një pikë. Ndeshjet e natës së sotme në Champions League, premtojnë gola dhe spektakël. Vëmendja do të jetë padyshim në “Parc des Princes”, aty ku do të përballen dy nga ekipet më në formë të momentit dhe padyshim dy nga më të mirat në botë, PSG dhe Barcelona. Parizinet e drejtuar nga Luis Enrique vijnë me një mungesë të madhe në këtë takim, pasi mungon Nuno Mendes. Në vend të tij do të luajë Lucas Digne. Te Barcelona, Flick ka lënë në stol Rodri-n dhe Fermin Lopez. Nga minuta e parë Raphinha në sulm si dhe Dani Olmo si mesfushor organizator. PSG XI: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Lucas Hernandez; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia Barcelona XI: Joan García; Xavi Espart, Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo; Marc Bernal, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Gordon; Raphinha.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar