Rezultatet e fundit në nivel vendi në Shqipëri: PS kryeson me mbi 52% të votave

Publikuar më: 12-05-2025 07:46
Publikuar më: 1 mijë e 624 qendra votimi janë numëruar deri në ora 09:00 të mëngjesit në nivel vendi në Shqipëri. Me votat e numëruara deri më tash, Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson bindshëm me 52.84%. Më pas renditet Partia Demokratike e Sali Berishës me 34.25%. E treta Partia Socialdemokratie me 3.74 %. E katërta Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.45%. E pesta Partia Mundësia me 2.62%. Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 214,969 vota – 52.8% Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 139,532 vota – 34.3% Partia Socialdemokrate (PSD) – 15,047 vota – 3.7% Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 14,076 vota – 3.5% Partia Mundësia – 10,671 vota – 2.6% Lëvizja Bashkë – 5,081 vota – 1.2% Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 4,518 vota – 1.1% Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,427 vota – 0.4% Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 767 vota – 0.2% Lëvizja Atdheu (LA) – 511 vota – 0.1% Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 294 vota – 0.1%
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu