Kronikë
Një i huaj u fut fshehurazi dhe xhiroi kampin e Njësive Speciale, Inspektorati nis hetimin
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Cenimi i sigurisë së kampit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, i dokumentuar nga VOX Kosova, ku një shtetas britanik kishte arritur të futej në hapësirat e kampit në Vrellë dhe të xhironte pamje, ka nxitur veprimin e institucioneve përkatëse.
Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetim preliminar për këtë rast, ndërsa Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Xhelal Sveçla, deri më tani nuk kanë reaguar publikisht lidhur me rastin.
IPK-ja i ka konfirmuar VOX-it se hetimi ka për qëllim sqarimin e rrethanave të rastit, me fokus në përgjegjësitë që lidhen me sigurimin e kampit.
“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes Departamentit të Hetimeve, pas shqyrtimit të materialit të publikuar nga VOX Kosova lidhur me pamjet e realizuara nga një shtetas britanik në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, konfirmon se ka iniciuar hetim preliminar lidhur me këtë çështje. Hetimet kanë për qëllim sqarimin e rrethanave të rastit me fokus në përgjegjësitë lidhur me sigurimin e kampit. IPK-ja do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me mandatin dhe kompetencat ligjore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për VOX Kosova.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: