Sport
Krizë e thellë për Al-Taawoun në Arabinë Saudite, vetëm 11 minuta për Nedim Bajramin
Reklamë e Sponsorizuar
Ekipi i Al-Taawoun vazhdon të regjistrojë rezultate negative në kampionatin saudit të futbollit, duke u zhytur edhe më shumë në krizë, pasi ka grumbulluar vetëm 4 pikë pas 10 javëve të para të sezonit.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në shtëpi, ata u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga Al-Qadsiah. Fati i takimit u vulos në sekondat e fundit, kur Reijnders realizoi golin e fitores në minutën e 6-të shtesë të kohës së rregullt (90+6').
Pjesë e kësaj sfide ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili u aktivizuar nga stafi teknik në minutën e 79-të, duke qëndruar në fushën e blertë për rreth 11 minuta.
Përveç disfatës, situata te Al-Taawoun është përkeqësuar edhe nga dëmtimet, pasi tre lojtarë të kësaj skuadre u detyruan të linin fushën e lojës për shkak dëmtimesh gjatë ndeshjes.
Pas 10 xhirove në elitën e futbollit saudit, Al-Qadsiah është ngjitur përkohësisht në krye të klasifikimit me 25 pikë, e ndjekur nga Al-Hilal me 1 pikë më pak dhe një ndeshje më pak për t'u luajtur, si dhe Al-Nassr i Cristiano Ronaldos që renditet 6 pikë më pas, por me dy ndeshje më pak në dispozicion.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: